Basha: Do vazhdoj të punojë për PD
BKT
Shqipëri

Basha: Do vazhdoj të punojë për PD

Ish-kryetari i PD-së, Luzim Basha deklaroi sot se nuk heq dorë nga përgjegjësia ime ndaj demokratëve.

Basha ka shpjeguar dhe arsyen e mungesës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.

Në një prononcim për media para hyrjes në seancën e Kuvendit, Basha u shpreh se “nuk heq dorë nga përgjegjësia ime ndaj demokratëve dhe shqiptarëve. PD duhet të kthehet në një alternativë dhe një shpresë për njerëzit”.

“Do vazhdoj të punojë për PD, sepse një nga arsyet e aktit të dorëheqjes time personale për t’i dhënë mundësinë çdo forumi të Partisë Demokratike dhe gjithë demokratëve  të kenë mundësinë lirisht të diskutojnë dhe të vendosi dhe jo nën presion. Kjo ka qenë arsyeja sepse sot për t’i dhënë mundësinë për të diskutuar lirish dhe jo ashtu siç ndodhi vendosa për të mos qenë i pranishëm në një mbledhje që për fat të keq u paralajmëruar që dje që kishte të gjitha gjasat të degradonte në konfrontim dhe jo në një mbledhje të frytshme për të cilën ka nevojë grupi parlamentar i PD-së për një frymë bashkimi rreth vlerave dhe jo përçarje”, tha ai.

Në lidhje me pyetjen se si e shihni rikthimin e Sali Berishës në grupin parlamentar të PD-së, Basha u shpreh se “kamë bërë dhe do të bëjë gjithçka që PD të bashkohet rreth vlerave për të cilat është krijuar, dhe një nga vlerat themelore  të sanksionuar në statusin e PD-së është orientimi ero-atlantik. Është në bazë të këtyre vlerave që kam marrë vendimet e mija, është në bazë të këtyre vlerave që unë kam marrë dhe përgjegjësit e mija”.

“Unë e kam të qartë rrugën të cilën duhet të përshkruaj PD për t’u kthyer në një alternativë dhe do të punoj pareshtur për këtë rrugë. Ujërat mund të jenë akoma të turbullta por do sqarohen”, tha ai.


MË SHUME NGA Shqipëri