14:42 / 31.03.2022
Dy të vdekur nga aksidenti në Malishevë
Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mes dy veturave në Drenoc të Malishevës.
Këtë e ka bërë të ditur, drejtor i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
“Mundem t’ua konfirmojë se një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Drenoc të Malishevës. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë gjitha njësitet”, tha Graishta.
Njoftohet se njësitet e stacionit policor në Malishevë, trafikut rajonal dhe prokurori janë në vendngjarje.























