Barazia gjinore sfidë serioze e shoqërisë
BKT
Lajme

Barazia gjinore sfidë serioze e shoqërisë

Në edicionin e sontëm Prime RTK po trajtohet tema për barazinë gjinore dhe e drejta e gruas, si një sfidë e shoqërisë sonë dhe jo vetëm.

“Barazia gjinore në vendin tonë ka regresin e vet në agjendën e barazisë gjinore, që është e nënkuptueshme për arsye sociale, politike e historike, të cilat i ka kaluar”, deklaroi Edi Gusia, drejtoreshë në Zyrën për Barazi Gjinnore në Qeveri.

Ndërkaq avokati Arianit Koci, lidhur me të drejtat e grave për barazinë gjinore, theksoi se gjendja formale duket të jetë paksa në rregull, ngase si shoqëri kemi zgjedhur dy presidente, por në thelb gjendja nuk është siç do të duhej të ishte.

“Si avokat them që femrat tona ende hezitojnë të marrin trashëgiminë familjare, me fjalë të tjera, është edhe çështje mentaliteti, që na vë në pozitë më të ulët në rajon”, shtoi avokati Koci.

Ndërsa Vlora Nushi, drejtoreshë e organizatës Un Women, theksoi se barazia gjinore si arritje në nivele të kënaqshme nuk është arritur as në shtetet tjera me demokraci më të zhvilluar, si fjala vjen, në Suedi, etj.

“Ne si organizatë që kemi përcjellë ecurinë e zhvillimit të të drejtave të grave që nga ’99-ta e këndej mund të thuhet se ka arritje, por prapë ka ngecje në plotësimin e të drejtave të gruas, që do të ngritej niveli i barazisë gjinore në shoqërinë tonë”, theksoi, mes tjerash, Vlora Nushi nga Un Women, në Prime RTK.

Tutje ajo shtoi se mangësia që kemi ne si organizim shoqëror janë të dhënat, dmth, statistikat./M.M


MË SHUME NGA Lajme