Krasniqi Goodman u flet ushtarëve amerikanë për dhunimin në luftë
BKT
Lajme

Krasniqi Goodman u flet ushtarëve amerikanë për dhunimin në luftë

Serbeze Haxhiaj, Radio Kosova

E mbijetuara e luftës në Kosovë u flet ushtarëve amerikanë për dhunimin në luftë dhe kulturën e mosndëshkimit.

Vasfije Krasniqi Goodman, në një fjalim para ushtarëve amerikanë në kampin Bondsteel në Kosovë, tha se dhuna seksuale në luftë dhe në paqe mund të luftohet, duke përkrahur viktimat dhe besuar në atë që ato dëshmojnë
Krasniqi Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka treguar historinë e saj të dhunimit, kur ishte ende e mitur, dhe betejën e saj për drejtësi dhe rimëkëmbje nga trauma.

 “Në konfliktet e armatosura si në Kosovë, abuzimi seksual u përdor si mjet, si një armë për të shkatërruar personalitetin dhe shpirtin e viktimave“, tha ajo. 

Dy javë para së të bëhen 23 vite nga dita kur ajo u dhunua  nga dy serbë, njëri nga të cilët ishte polic, Krasniqi-Goodman ka treguar se si ndryshoi jeta e saj në ditët dhe vitet që pasuan.
“ Pas atij momenti i luta të më vrasin. Shpesh kam thënë pse nuk më  vranë. Është diçka që vështirë mund ta shërosh, por që duhet të mësohesh të jetosh me të”, tha ajo.

Matthew O. DiNenna, komandant  i Grupit për Mbështetjen e Zonës së Ballkanit , që ka misionin e operacioneve bazë në Kampin Bondsteel, Kosovë tha se prilli është muaji i ngritjes së vetëdijes ndaj dhunës seksuale dhe për këtë zgjodhën të dëgjojnë historinë e Vasfije Krasniqi- Goodman që është gjithashtu shtetase amerikane. “Zonja Krasniqi-Goodman është ndër të parat që ka pasur kurajën të flas dhe mund të them se është inspirim dhe një model për të tjerët.


MË SHUME NGA Lajme