Kampionati Evropian në hendboll, Kosova mëson kundërshtarët
BKT
Sport

Kampionati Evropian në hendboll, Kosova mëson kundërshtarët

 Sot është mbajtur ceremonia e hedhjes së shortit për në Kampionatin Evropian “Euro 2024” në hendboll, ku tanimë Kosova ka mësuar kundërshtarët e saj në fazën e kualifikimeve.

Shorti i sotëm e ka pozicionuar Kosovën në grupin e shtatë, grup ky në cilin bëjnë pjesë edhe Sllovenia, Mali i Zi e Bosnja dhe Hercegovina.

Ky grup do të jetë sfidues për Kosovën, ku do të ketë kombëtare nga regjioni i Ballkanit, por synimi i vetëm do të jetë kualifikimi tutje. Dy vendet e para sigurojnë biletën drejt këtij Evropiani, ndërsa do të kualifikohen edhe katër kombëtaret më të mira nga pozita e tretë.

Ndeshjet e para do të zhvillohen në tetor, respektivisht më datat 12/13 dhe 15/16, ndërsa do të ketë ndeshje të tjera edhe në muajt mars dhe prill të vitit 2023. Evropiani i ardhshëm do të mbahet nga data 10 deri më 28 janar të vitit 2024, ku direkt janë kualifikuar Gjermania, Suedia, Spanja dhe Danimarka.