07:10 / 01.04.2022
Bislimi raporton për Programin dhe zbatimin e Marrëveshjes së MSA-së
Komisioni për Integrim Evropian të premten do të mbajë mbledhje.
Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) 2022-2026. Për të folur për këtë i ftuar është Besnik Bislimi zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog.
Po ashtu në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.(RTK)























