Klinaku: Të ia lëmë drejtësisë çështjen e veteranëve të luftës
BKT
Lajme

Klinaku: Të ia lëmë drejtësisë çështjen e veteranëve të luftës

Së fundi është hapur debati lidhur me listat e veteranëve të Luftës së UÇK -së.

Faton Klinaku nga OVL-UÇK-së, tha se për listat e veteranëve të UÇK-së organet e drejtësisë do të thonë fjalën e fundit dhe nuk duhet të merremi me këtë problem.

“Nuk është çështje e askujt, as edhe e kryeministrit dhe të tjerëve të japin ide dhe mendime për veteranë. Ne kemi pasur një Komision qeveritar për procesin e veteranëve”, tha ai për RTK.

Ai bëri me dije se edhe për kryeministrin Albin Kurti ka pasur proces të verifikimit për veteranë të luftës.

“Të gjitha aplikacionet i  kanë verifikuar  komandantët e luftës, edhe për z.Kurti ka pasur proces, Z.Adem Demaçi është ai që ia ka njohur atij statusin e veteranit të luftës së UÇK-së”, deklaroi Klinaku.(A.B)


MË SHUME NGA Lajme