BE: Në Serbi vazhdon glorifikimi i kriminelëve të luftës
BKT
Lajme

BE: Në Serbi vazhdon glorifikimi i kriminelëve të luftës

Shumë kriminelë lufte janë parë të përfshirë në zgjedhjet e 3 prillit në Serbi, madje disa prej tyre edhe të dënuar nga Tribunali i Hagës. Lidhur me këtë ka reaguar Bashkimi Evropian, i cili i ka rikujtuar Beogradit se nuk ka vend në Evropë për mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.

Duke reaguar në lidhje me pjesëmarrjen e kriminelëve të luftës në fushatën zgjedhore në Serbi, Zyrtarët e Bashkimit Evropian porosinë se ekziston qëndrimi i qartë sa i përket domosdoshmërisë së pajtimit por edhe qasjes ndaj ngjarjeve të periudhë së luftës në ish Jugosllavi.

“Nuk ka vend në Evropë për mohimin e gjenocidit, revizionizmin dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, që bien ndesh me vlerat më themelore evropiane. Përpjekjet për të rishkruar historinë janë të papranueshme. Ky është qëndrimi ynë parimor dhe kjo çështje është e qartë”, ka thënë Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit Evropian.

Disa nga organizata të shoqërisë civile me seli në Beograd kanë raportuar rishtazi se në fushatën për zgjedhjet e 3 prillit në Serbi po marrin pjesë kriminel të luftës, ndërsa disa tjerë që madje edhe janë të dënuar në Tribunalin e Hagës, përkrahin hapur kandidatët nga lista e partisë Përparimtare te presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

“Udhëheqësit politikë në Ballkanin Perëndimor duhet të udhëheqin me shembull në pranimin e asaj që ndodhi, duke nderuar viktimat dhe promovimi i vërtetë i pajtimit duke u përballur me rrënjët e urrejtjes që çuan në gjenocid”, tha Pisonero.

Ndryshe, çështja e glorifikimit të kriminelëve të luftës në Serbi, gjatë viteve të fundit, përmendet si shqetësim edhe në raportet vjetore të Komisionit Evropian.

Për më shumë hollësi ndiqni raportin e Gjeraqina Tuhines nga Brukseli.

 

 


MË SHUME NGA Lajme