Hungaria mbështet mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE
BKT
Shqipëri

Hungaria mbështet mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Hungarisë në Shqipëri, Lóránt Balla.

Balla u shpreh se “Hungaria është një mike e Shqipërisë, dhe të dyja vendet tona kanë lidhje historike dhe miqësi tradicionale”.

“Gjatë viteve të fundit është intensifikuar bashkëpunimi ekonomik, duke u konkretizuar me prezencë të rëndësishme të kompanive hungareze në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Banka OTP në sektorin bankar dhe kompania 4iG e cila tashmë zotëron One Telecomunication dhe Albtelekom, janë shembuj konkretë të prezencës së sipërmarrjes hungareze në Shqipëri”, shtoi Balla.

Ai vlerësoi se “marrëdhëniet dypalëshe janë shumë të mira”. “Hungaria mban zgjedhjet e përgjithshme parlamentare këtë të diel. Ne vlerësojmë mbështetjen e Hungarisë dhe të vendeve të Grupit Vishegradit për mbështetjen e integrimit evropian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor”, shtoi Balla.

Nga ana e tij, ambasadori hungarez rishprehu mbështetjen e Hungarisë në procesin e negociatave dhe mbajtjen në qershor të tryezës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE./atsh


MË SHUME NGA Shqipëri