Mehmeti: Po rritet numri i policëve që po braktisin punën
BKT
Lajme

Mehmeti: Po rritet numri i policëve që po braktisin punën

​ Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se numri i personave që po e braktisin shërbimin në polici është në rritje nga viti në vit.

Ai gjatë raportimit në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje,  tha se ky trend po ritet nga viti në vit.

“Trendi i lëshimit të punës fatkeqësisht nga viti në vit po rritet, nuk i kam tani shifrat e sakta por po vërejmë që po rritet. Vet fakti që e kanë dhënë testin me shkrim 127 veta nuk kanë ardhur në test fizik tregon që kemi probleme të natyrave te ndryshme”, ka thënë drejtori i Policisë duke iu përgjigjur deputetit të AAK-së, Bekë Berisha.

Ai ka folur edhe për arrestimet e fundit të policëve për çka ka thënë se ka pasur vërejtje për publikimin e identitetit të tyre.

 “Policia nuk bënë hetime për policë, nuk ka të drejtë as të përzihet, këto hetime janë zhvillu prej IPK. Nuk mund të flas a e kanë zënë dikë duke kalua drogë, apo para, për shkak se është kompetencë ekskluzivisht e tyre. Mund t’ju garantoj që të gjitha informacionet që i kemi pasur rreth kësaj çështje ia kemi dhënë IPK-së. Pjesën tjetër e kanë kryer IPK me prokurorinë, AKI-në, doganën. Ajo çka për mua ka qenë vërejtja që ua kam thënë, nuk më ka pëlqyer mënyra qysh i kanë qitë në publik. Duhet me ua ruajt identitetin, cilitdo qytetar”, ka shtuar Mehmeti.

Mehmeti ka folur edhe për konkursin për rekrutë në Policinë e Kosovës ku është përgjigjur në kritikat që kanë qenë lidhur me testimin.


MË SHUME NGA Lajme