18:00 / 01.04.2022
Rugova: Italia nuk e meritoi Botërorin
Edmond Rugova, ish-trajneri i Kosovës në futboll, konsideron se paraqitja e Italisë në garat e kualifikimeve të Botërorit foli që ky vend nuk e meritoi shkuarjen në Katar.
Ai ka qenë mysafir në RTK, në edicionin sportiv "Shorti-Botërori "Katar 2022"".
"Unë e ndoqa ndeshjen. Italia nuk e meritoi Botërorin Italia dominoi takimin, por nuk fitoi"", ka thënë. "Por ky është futbolli, për atë edhe e shikojmë".
Ishte Maqedonia e Veriut ajo e cila ia preu rrugën Italisë për në ngjarjen më të madhe të futbollit, atë të ndeshjes mes shteteve. Maqedonia e Veriut pastaj u eliminua nga Portugalia.























