Meta: 77 % e të rinjve shqiptarë duan të ikin nga vendi
BKT
Shqipëri

Meta: 77 % e të rinjve shqiptarë duan të ikin nga vendi

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, edhe një herë ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me shifrat e rritura të emigracionit të shqiptarëve, veçanërisht brezit të ri.

Në një status në rrjetin social Facebook zoti Meta shkruan  të premten se 77% e të rinjve shqiptarë duan të ikin si shkak i pagave të ulëta. Presidenti thekson se duhet ndalur shpopullimi i vendit duke ju siguruar të rinjve një punë me pagë të mirë.


MË SHUME NGA Shqipëri