Shqiptarët e Luginës dhe zgjedhjet serbe
Më 03 pril në Medvegjë, karshi zgjedhjeve nacionale, mbahen zgjedhjet e parakohshme komunale për kryetarin e komunës dhe kuvendin komunal. Shqiptarët e Medvegjës marrin pjesë përmes dy listave zgjedhore vetëm për kuvendin komunal për këshilltar, me synime që përmes dy listave të fitojnë një numër sa më të madh të vendeve në asamblenë komunale.
Numri i banoreve shqiptar në Medvegjë është shume shqetësues. Aktualisht ne Medvegjë jetojnë rreth 500 shqiptarë. Shqiptarët ne Medvegjë përballen me probleme në të gjitha dimensionet e jetës.
Duke filluar nga mungesa e përfaqësimit/punësimit ne institucione publike, gjendja e rëndë sociale dhe ekonomike, problemet me arsimin me mosnjohjen e diplomave të lëshuara nga universitetet e Kosovës, migrimi i vazhdueshëm i popullsisë në drejtim të Kosovës dhe vendeve të Evropës.
Por problemi me serioz është pasivizimi i adresave të vendbanimit që ka pasoja zinxhirore duke filluar nga mohimi i ushtrimit të drejtës së votimit, mohimi i vazhdimit të dokumenteve personale e deri te mohimi i të drejtave ne shërbimet publike. Një pjesë e konsiderueshme e shqiptareve të Medvegjës jetojnë në Kosovë, kryesisht në Fushë Kosovë,Prishtinë, Podujevë, Kamenicë.























