12:12 / 02.04.2022
Kryetari i FFK-së paralajmëron vizitë në Kuvajt
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, gjatë hedhjes së shortit për Botërorin 2022 në Katar ka takuar delegacionin e Federatës së Futbollit të Kuvajtit.
"Takim i frytshëm me delegacionin e Federatës së Futbollit të Kuvajtit. Së shpejti bashkë me një delegacion të FFK-së do ta vizitojmë Kuvajtin për t'i vendosur hapat konkret të bashkëpunimit", ka njoftuar ai.























