Rama shpërfill protestat e pritshme për mbrojtjen e Sheshit të Flamurit
BKT
Shqipëri

Rama shpërfill protestat e pritshme për mbrojtjen e Sheshit të Flamurit

Kryeministri Edi Rama i shpërfilli ata që i quajti “foltorexhinj” për organizimin e protestave për transparencën e projektit të Sheshit të Flamurit të Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë.

Në një reagim në tuiter kryeministri lidhur me organizimet në Vlorë për protesta tha se “Sheshi i lamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur”.

 “Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit!”-shkruajti ai, raporton korrespondenti i RTK-së. Denion Ndrenika

Fjalën “foltorexhinj” zoti Rama e përdor rëndom me ironi për mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha në përplasjen e brendshme të Partisë Demokratike opozitare.

Sipas zotit Rama, protestuesve “u duket kolonata si stacion autobusësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazmë, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit”!

Ai shton se “nuk u vë faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar me gjithë qendrën social-kulturore, e cila do t’i japë Vlorës një përmasë të re”!

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Projekti i Sheshit të Flamurit në Vlorë


MË SHUME NGA Shqipëri