Një i vdekur dhe 36 raste të reja me Covid-19
BKT
Lajme

Një i vdekur dhe 36 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë informon se, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 1.252  testime, 36 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 dhe është shënuar 1 rast i vdekjes.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 297 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.649 doza të vaksinës ”, njofton MSH.

Deri më sot 820.655 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 100.210 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.

Nga 1.252 testime, 36 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 41 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.827. Në total numri i rasteve aktive është 570./RTKlive

 


MË SHUME NGA Lajme