16:19 / 02.04.2022
Prishtina triumfon në derbin kundër Llapit
Kampioni aktual Prishtina ka arritur të shënojë fitore tejet të rëndësishme, ku e mposhti Llapin me rezultat të ngushtë 2:1, kështu duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në Top 4.
B. Krasniqi dhe Krasniqi janë shënuar në listën e realizatorëve të Prishtinës, derisa për Llapin golin e vetëm e ka shënuar Fazliu.
Me këtë fitore, “Plisat” tani renditen në vendin e pestë në tabelë me 35 pikë të arkëtuara, krahas kundërshtarit të sotëm Llapit që zë vendin e katërt me gjithsej 41 pikë.























