Ambasadori gjerman dhe ajo franceze vizitojnë pikën kufitare në Merdare
BKT
Lajme

Ambasadori gjerman dhe ajo franceze vizitojnë pikën kufitare në Merdare

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, së bashku me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, sot kanë vizituar pikën kufitare në Merdar.

Ambasadori Rohde në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se ka vërejtur një bashkëpunim të mirë mes autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë për t’ua mundësuar votuesve serbë të shkojnë për të votuar atje, së bashku me Ambasadoren e Francës në Kosovë vizituam pikën kufitare në Merdar.

“Ne atje pamë një bashkëpunim nga të dyja anët. Po ashtu Kosova kishte vepruar siç kishte premtuar duke rritur personelin në pikat përkatëse kufitare, duke mundësuar që në mënyrë të qetë votuesit të shkojnë të votojnë atje", ka shkruar Rohde.


MË SHUME NGA Lajme