Një i vdekur dhe 19 raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë informon se, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 1.027 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 dhe është shënuar 1 rast i vdekjes.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 49 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.698 doza të vaksinës”, njofton MSH.
Deri më sot 820.678 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 100.224 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.
Nga 1.027 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.860. Në total numri i rasteve aktive është 555./RTKlive























