Për sulmin ndaj Frashërit reagon edhe kryetari i Gjilanit
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni ka reaguar pas incidentit që ndodhi në fund të ndeshjes ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit në Gjilan.
Në sekondat e fundit të kësaj ndeshje, tifozët e Gjilanit zbritën në fushë dhe sulmuan fizikisht portierin e Ballkanit Stivi Frashëri i cili pësoi lëndime të rënda dhe u transferua me urgjencë në spital ku edhe po vazhdon të trajtohet.
I pari i Komunës së Gjilanit ka thënë përmes një postimi në “Fracebook” se ndjenë keqardhje për atë që ndodhi në fushë dhe se skena të tilla nuk duhet të shihen askund, e aq më tepër në sport.
Ky është postimi i plotë i tij:
Në Gjilan po zhvillohej sot njëra prej ndeshjeve më të mira të sezonit në futbollin tonë. Gjilani përballë Ballkanit të Suharekës në ndeshjen përcaktuese për titull. Gjithçka shkoi për së mbari deri në momentin kur filloi përleshja ne fushë, për më keq u sulmua edhe portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri.
Shpreh keqardhjen time për këtë që ndodhi sot në Gjilan dhe Frashërit i uroj shërim të shpejtë.
Skena të tilla nuk duhet të shohim askund, aq më tepër në sport.























