Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt, ku do të flitet për Ditën ndërkombëtare të kafshëve endacake dhe për hapjen e 18 pikave ushqyese për qentë endacak në Prishtinë.

Shpend Juniku përgjegjës për mbledhje të fondeve nga korporatat, flet për lansimin e fushatës “barazo faturën“, fushatë në mbështetje të Sos fshatrave të fëmijëve.

Flora Macula shefe e Zyrës së UN Women në Bangladesh, do të në na njoftoj për ndihmat ndaj refugjatëve ukrainas në Moldavi dhe misioni i maculës në Bangladesh.

Kurse mysafir tjetër është Rifat Brahimaj drejtor  Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, i cili do të flas për realizimin r operacioneve të ndërlikuara në QKUK.

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, na njofton se si do të jetë moti këtë javë?.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme