Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt, ku do të flitet për “Manifesta 14 Prishtina” dhe do të shpaloset programi dhe pjesëmarrësit.
Jeta Dida Bujari drejtoreshë e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, na flet për temat fëmijët dhe muzika, mësimi i muzikës tek fëmijët dhe shkolla “Prenk jakova” dhe sfidat e saj.
Shaban Behramaj Koordinator i festivalit, flet për fillimin e festivali “Remusica” ,edicionin e 21-të.
Edhe një parti e re në Kosove. Për këtë do të flas Isa Agushi nga Bashkimi për Ndryshim ANAMORAVA” .
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























