12:32 / 05.04.2022
VIDEO-Në Hagë po dëshmon Bislim Ndreci, dëshmitari i gjashtë i mbrojtjes
Në seancën e së martës, në gjykimin ndaj Salih Mustafës, po dëgjohet dëshmitari i gjashtë i mbrojtjes.
Dëshmitari i gjashtë i mbrojtjes Bislim Ndreci, në seancën e së martës, në gjykimin ndaj Salih Mustafës, ka rrëfyer për njësinë “Barileva” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku bënte pjesë, luftimin me forcat serbe e ditën kur u vranë dy persona e u plagos një.
Ky gjykim ndaj Salih Mustafës po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës, ku ai po akuzohet për krime lufte.























