Dy gjigantët e Premier League-s pas yllit të Napolit
Dy klubet e mëdha të Premier League-s, raportohet se janë të interesuar për yllin e Napolit, Victor Osimhen.
Mediet italiane të martën shkruajnë se Arsenali dhe Manchester United synojnë ta transferojnë Osimhen, shkruan RTKLive.com.
Osimhen është duke bërë një sezon të madh me napolitanët, duke ndezur interesimin e top-klubeve evropiane përfshirë edhe ‘Topçinjtë’ dhe ‘Djajtë e Kuq’.
Arsenali dhe United thuhet se tashmë janë duke përgatitur ofertën për nigerianin.
Kujtojmë se në janarin e kaluar, Napoli kishte refuzuar ofertën e Newcastle në vlerë prej 80 milionë euro për Osimhen.
Megjithatë, siç raportohet, klubi nga ‘Diego Maradona’ do të pranonte shitjen e lojtarit për çmimin 120 milionë euro.
Arsenali dhe Unitedi duket se kanë hyrë seriozisht në garë për yllin e skuadrës italiane, të cilin synojnë ta blejnë gjatë kësaj verë. /F.BYTYQI/























