Davies lë pas problemet me zemër, i gatshëm për Bayernin
BKT
Sport

Davies lë pas problemet me zemër, i gatshëm për Bayernin

Mbrojtësi i krahut të majtë Alphonso Davies do të rikthehet në skuadrën e Bayern Munichut për ndeshjen në Ligën e Kampionëve kundër Villarrealit, pas tre muajve jashtë fushave për shkak të problemeve me zemër.

Pasi që rezultoi me Covid-19 në muajin janar, ylli kanadez u diagnostikua me myocarditis të lehtë, një inflamacion i muskujve të zemrës.

Pas shumë testeve mjekësore, Davies i është dhënë drita e gjelbër që t’i rikthehet stërvitjeve muajin e kaluar, derisa tani është i gatshëm për t'u paraqitur në fanellën e Bayernit për herë të parë që nga muaji dhjetor.

“Alphonso Davies do të jetë në skuadër dhe rezultatet e testeve të tij mjekësore tregojnë që ai mund t’i rikthehet fushave. Ne do të marrim një vendim gjatë ditës. Në përgjithësi, mendoj që ai do të jetë në formacionin startues”, tha trajneri i Bayernit, Nagelsmann.