Hoti: Serbia është shtet jodemokratik, edhe zgjedhjet i ka të tilla
BKT
Lajme

Hoti: Serbia është shtet jodemokratik, edhe zgjedhjet i ka të tilla

Sipas raportimeve të fundit mijëra shqiptarëve në Luginën e Preshevës iu mohua e drejta e votës në zgjedhjet e së dielës në Serbi.

Lidhur me këtë proces ka reaguar edhe eurodeputetja Viola Von Cramon. e cila përmes një shkrimi në Twitter,  ka thënë se zgjedhjet në Serbi nuk ishin as të lira e as fer. E lidhur me këtë çështje njohësi i rrethanave politike, Afrim Hoti në “Imazhin e Ditës”, ka thënë se do të ishte naive të mendohej se procesi zgjedhor në Serbi kësaj radhe do të ishte demokratik.

“Demokracia nuk e njeh Serbinë dhe Serbia mund të jetë çfarëdo tjetër vetëm jo shtet demokratik dhe pasojat më të mëdha të këtij procesi jodemokratik reflektojnë tek komunitetet dhe me theks të veçantë te komuniteti shqiptar”, ka theksuar Hoti.

Sipas tij çështja e mohimit të së drejtës së votës me të cilin u ballafaquan shqiptarët e Luginës, është një proces që nuk ka filluar tani.

“Ky është proces që ka filluar më herët, jo direkt në zgjedhje, por në mënyrë indirekte duke i fshirë adresat, duke i kërkuar shqiptarët nëse janë në trojet e tyre etj. Gjithë ky proces ka pasur prapavijë që atyre t’i mohohet e drejta e shtetësisë dhe t’i bëhet presion për t’i lëshuar trojet e tyre”, ka shtuar Hoti.

Mirëpo, sipas tij përveç kësaj të keqe, shqiptarët e Luginës kësaj radhe e kanë pasur edhe një të keqe tjetër, mungesën e unitetit politikë, pasi kanë garuar me dy lista.

Për më shumë ndiqeni videon:
 


MË SHUME NGA Lajme