06:56 / 06.04.2022
Moti në Kosovë
Sot pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
"Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi mesatare dhe lokalisht e fortë. Situata biometeorologjike do të jetë relativisht e mirë për shkak të prezencës së reshjeve që ishin dhe që parashihen të vijnë sërish gjatë ditës së enjte", njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.























