08:57 / 06.04.2022
Sot Kuvendi Zgjedhor i FFK-së
Sot mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi është kandidati i vetëm edhe për një mandat katërvjeçar, raporton RTKLive.com.
Gramoz Vokrri, i cili pritej të ishte kundërkandidat i Ademit, nuk arriti të kompletonte dokumentacionin e nevojshëm për të garuar.
Në Kuvendin Zgjedhor që nis në orën 11:00, të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues nga UEFA dhe FIFA që tashmë ndodhen në vendin tonë. /F.BYTYQI/























