Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

RRGK lanson raportin “diskriminimi me bazë gjinore dhe punësimi në Kosovë”. Për këtë do të ketë lidhje të drejtpërdrejt.

Jehona Xhaferi, trajnere e  jogës, na flet për “Joga, për një shëndet më të mirë”

Arsim Berisha, zv.ministër i Shëndetësisë, flet për Ditën botërore të shëndetit.

Ndërsa Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë, do të na njoftoj për konferencën “Gjenocidi serb kundër shqiptarëve gjatë shek XIX-XX”

Filmi ZGJOI”, në rrjetin e kinemave të Zvicrës frankofone. Për këtë do të flas Blerta Basholli, regjisore.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme