Shqipëria po punon për listimin e mbështetësve dhe financuesve të Putinit
BKT
Shqipëri

Shqipëria po punon për listimin e mbështetësve dhe financuesve të Putinit

Qeveria në Shqipëri thotë se është duke punuar për të hartuar një listë të çdo subjekti që mbështet sulmin e Rusisë në Ukrainë dhe presidentin në Kremlin, Vladimir Putin.

Të gjitha ministritë janë duke bashkëpunuar për të siguruar informacione mbi prona të mbështetësve apo financuesve të Rusisë.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se po bashkëpunohet gjithashtu me çdo partner dhe aleat ndërkombëtar që është pjesë e sanksioneve kundër Rusisë.

Sikurse raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika, sapo të ketë rezultat, menjëherë Shqipëria do të merra masa.

“Është një proces që po e udhëheq Ministria e Jashtme. Jemi në diskutime të ngushta me aleatët. Nëse do të kemi një listë të agresionit rus, patjetër që do të respektojmë angazhimet që kemi marrë përsipër”, tha zoti Manja

Ai kujtoi se Shqipëria është pjesë e grupit të shteteve që kanë dënuar agresionin rus dhe bën pjesë në aleancën e shtesave që kanë vendosur sanksione.


MË SHUME NGA Shqipëri