16:16 / 06.04.2022
Memphis Depay në Premier League?
Ylli i Barcelonës, Memphis Depay raportohet se mund të rikthehet në Premier League.
Gjiganti anglez, Arsenal sipas mediave britanike, është i interesuar për shërbimet sulmuesit holandez, transmeton RTKLive.com.
“Topçinjtë” tashmë thuhet se kanë kontaktuar Barcelonën për të ta shikuar mundësinë e transferimit të 28-vjeçarit në ‘Emiratës’.
Depay ka përvojë në futbollin anglez pasi më parë ka qenë pjesë e skuadrës së madh në Premier League, Manchester United.
Krahas Arsenalit, thuhet se edhe Everton dhe Newcastle janë duke e monitoruar sulmuesin holandez. /F.BYTYQI/























