Variantet e reja të COVID-19 nxisin vaksinimet
Rikonfirmimi i nënvariantit të ri “BA.2” të “Omicronit ka nxitur sërish interesin e “fjetur” të qytetarëve për t’u vaksinuar.
Lista e thirrjeve telefonike për planifikimin e ditës së vaksinimit është e gjatë.
Mjekja e familjes Xhentiliana Nezaj në qendrën shëndetësore nr.10 thotë për RTSH-në se pas një hezitimi të shtuar gjatë marsit për tu vaksinuar për shkak të rënies së infektimeve dhe krijimit të një mendësie se “pandemia iku”, rikonfirmimi i variantit të ri nga dita e djeshme ka shtuar interesimin e qytetarëve sidomos për dozën e e tretë.
Grupmosha më e pavaksinuar rezultojnë të rinjtë, sidomos 18-24 vjeç të cilët po monitorohen nga koordinatorët për tu kontaktuar e biseduar me ta.
Nënvarianti i ri i BA.2 ende nuk ka dhënë impaktin e tij në popullatën shqiptare ndërkohë që në botë është bërë varianti dominues dhe sëmundshmëria është e ngjashme me variantin “Omicron”.
Drejt spitalit shkojnë 5 raste në 24 orë ndërsa thirrjet për vizita ambulatore në shtëpi kanë rënë ndjeshëm.
Mjekët apelojnë për vaksinim nëse duam të kalojmë pushime të qeta pa probleme të shtuara shëndetësore./RTSH























