Miratohen tri marrëveshje ndërkombëtare
BKT
Lajme

Miratohen tri marrëveshje ndërkombëtare

Tri marrëveshje ndërkombëtare sot janë miratuar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Njëra prej tyre kishte të bënte me marrjen e një kredie për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në rajonin e Mitrovicës në vlerë prej mbi 30 milionë e po ashtu një marrëveshja për reformimin e ndihmës social.

Për këtë të fundit ,pavarësisht se u votua, opozita ishte mjaft kritike ndaj ministrit.
Por, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se kredia 47 milionëshe ka për qëllim reformimin e skemave sociale.

“Tek kategoria e parë në seksionin 3 thuhet se janë mallra dhe shërbime që nënkuptohen investime
në ngritjen e sistemeve, ku pastaj këto sisteme duhet të ngritën që të mund të kemi një data bazë më të mirë dhe më të integruar. Sa i përket te transferi prej 15 milionë euro ne jemi dakorduar edhe me Bankën Botërore. Kemi të bëjmë me një rimbursim të buxhetit i cili pastaj neve na mundëson që të rrisim mbështetjen për familjet me asistencë sociale. Ndërsa komponenta 4 mundëson pilotimin e testit të varfërisë”, ka thënë Murati.

Një debat i nxehtë u zhvillua edhe ndërmjet deputetit të PDK-së Ferat Shala dhe kryetarit të Komisionit Armend Muja.

Krahas këtyre, Komisioni miratoi edhe plotësim-ndryshimet në Projektligjin për themelimin e fondit për garanci kreditore.
 


MË SHUME NGA Lajme