Kupa e Kosovës vjen sot me dy ndeshje interesante
BKT
Sport

Kupa e Kosovës vjen sot me dy ndeshje interesante

Kupa e Kosovës vjen sot pasdite me dy ndeshje interesante në kuadër të gjysmëfinaleve.

Garat e Kupës tashmë kanë hyrë në fazën me interesante. Sfida kryesor e këtij rundi, luhet në ‘Fadil Vokrri’, ku ballafaqohen Prishtina dhe Llapi.

Ky duel parashikohet të sjellë ndeshje joshëse, sepse të dy skuadrat synojnë trofeun e kësaj garë, e cila çon në Evropë, raporton RTKLive.com.

Ndërkaq, përballja tjetër luhet në Gjilan, ku takohen Drita dhe Ramiz Sadiku. Gjilanasit konsiderohen favorit, të paktën në letër, edhe pse skuadra prishtinas në Gjilan udhëton me synime që të befasojë bardhekaltrit e Gjilanit.

Sot takohen:

Prishtina-Llapi

Drita-Ramiz Sadiku

Të dy ndeshjet fillojnë në orën 14:00. /F.BYTYQI/