10:25 / 07.04.2022
Fillon seanca e Kuvendit
Kuvendi i Kosovës po mbanë seancën plenare ku ndër të tjera do të shqyrtohet Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2022 – 2026.
Kurse, për herë të parë shqyrtohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik.
Gjithashtu do të shqyrtohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.























