Rama: "Ballkani i Hapur" në interes të Kosovës, por Kosova vendos vetë
BKT
Shqipëri

Rama: "Ballkani i Hapur" në interes të Kosovës, por Kosova vendos vetë

Kryeministri Edi Rama dhe drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano, paraqitën në Tiranë rezultatet e Këshillimit Kombëtar.

Në Këshillimin Kombëtar në periudhën 19 janar-31 mars 2022, morën pjesë mbi 500 mijë qytetarë, kurse 2 për qind e pyetësorit doli i pavlefshëm.

Nga 12 pyetje me 3 alterantiva përgjigjesh vetëm 59 për qind e qytetarëve mbështesin nismën e "Ballkanit të Hapur".

E thënë me shifra, 303 e 018 qytetarë janë "për" "Ballkanit të Hapur" dhe 134 e 879 "kundër".

Kryeministri vërejti se 59 për qind nuk është pak dhe se "Ballkani i Hapur" është në interes edhe të Kosovës, përveçse të madh të Shqipërisë, raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

Por, zoti Rama tha se nuk mund të mësojë apo të vendosë ai për Kosovën, ndërkohë që për Serbinë theksoi se nuk është zgjedhur të jetë fqinjë.

“59% është mbështetje shumë e fortë, pavarësisht se për të tjerat ka edhe mbështetje shumë më të forta. Nuk kam pritur luftën për politikat e jashtme të Serbisë. Nuk ka qenë vendimmarrja ime, që në Ballkan të gjendet dhe Serbia. Serbia është aty duam apo nuk duam ne. Është një fqinje që do të jetë aty gjithmonë. Marr parasysh këto dy gjëra marrëdhëniet e fqinjësisë me Serbinë janë shumë të rëndësishme edhe për faktin e ndryshimit mes nesh dhe tyre. Shqipëria, Ballkanin e Hapur nuk e bën për Serbinë, por për veten e vet, nuk mbron interesat e Serbisë por interesat tona. Ballkani i Hapur është një nisëm interesash konverguese. Çdo konvergjencë i shërben paqes, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik dhe social. Ballkani i Hapur është në interes të gjithë shqiptarëve edhe i Kosovës, por unë jam udhëheqës i Shqipërisë dhe jo i Kosovës”-tha zoti Rama.

Ndërkaq, për 67 për qind e të pyeturve thonë se për eurointegrimin Shqipëria duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut.

74 për qind janë "për" dënimit të gjyqtarëve të korruptuar, edhe pse nuk kanë kaluar Vettingun;

69% duan që të mbrohen nga shteti me dëmshpërblim financiar në rast largimi të padrejtë nga puna;

308 mijë qytetarë kanë votuar pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore, 148 mijë kundër, kurse 51 mijë nuk kanë mendim.


MË SHUME NGA Shqipëri