12:31 / 07.04.2022
KPK shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës, Eriselda Bala
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot me shumicë votash, prokuroren në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Eriselda Bala.
KPK zhvilloi seancën për shpallje vendimi për prokuroren në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Eriselda Bala.
Trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi pasi analizoi provat dhe faktet vendosi shkarkimin me shumicë votash të prokurores, Eriselda Bala.
Prokuroria Eriselda Bala e ka filluar karrierën si magjistrate në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në vitin 2008 dhe një vit më vonë është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Në vitin 2015 ajo është emëruar si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. /atsh























