Kushi: Program i posaçëm për integrimin në shkolla të fëmijëve ukrainas
BKT
Shqipëri

Kushi: Program i posaçëm për integrimin në shkolla të fëmijëve ukrainas

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka ngritur në një kohë të shkurtër një grup pune për të marrë masat e nevojshme për integrimin e fëmijëve të ardhur nga Ukraina së fundmi.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, e cila thekson se për këta fëmijë, krahas masave për arsimimin e tyre të përkohshëm, do të ofrohet edhe mbështetje psiko-sociale.

“Sapo kemi ngritur në MAS një grup pune për marrjen e masave për arsimimin e përkohshëm dhe mbështetjen psiko-sociale të fëmijëve të ardhur nga Ukraina për shkak të luftës. Ky grup do të koordinojë punën me strukturat arsimore në çdo bashki për krijimin e një klime pozitive, mbështetëse dhe të sigurt, duke hartuar edhe një program të posaçëm për arsimimin e tyre”, theksoi Kushi.

Ministrja Kushi bëri të ditur se së bashku me Ambasadorin e Ukrainës, Volodymyr Shkurov diskutuam detajet lidhur me organizimin e këtij procesi, në mënyrë që këtyre fëmijëve t’u ofrojmë gjithçka duhet për një mjedis mikpritës, të ngrohtë e sa më miqësor./atsh


MË SHUME NGA Shqipëri