Prishtina mund Llapin, ja çfarë thonë Ibrakoviq e Batatina
BKT
Sport

Prishtina mund Llapin, ja çfarë thonë Ibrakoviq e Batatina

FC Prishtina e ka mposhtur Llapin, me rezultat 2-1, sot në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq, është shprehur i lumtur me fitoren, por sipas tij, qëllimi i skuadrës së tij është që të fitohet çdo ndeshje.

“Mendoj se ekipi luajti shumë mirë dhe luftoi deri në fund edhe pse mbetëm me një lojtar më pak. Në fund arritëm ta marrim një rezultat të favorshëm në ndeshjen e parë. Qëllimi i Prishtinës është ta fitojë secilën ndeshje, por po kemi probleme me lëndimet e lojtarëve. Kështu që, falënderoj lojtarët për angazhimin maksimalisht”, deklaroi Ibrakoviq për ArtSport.

Batatina: Do ta përmbysim rezultatin në ‘Zahir Pajaziti’

Ndërkaq, trajneri i Llapit, Tahir Batatina është i bindur se skuadra e tij, ka forcë ta përmbysë rezultatin në ndeshjen kthyese që luhet në 'Zahir Pajaziti'.

“Pranuam një gol shumë herët dhe më pas është dashur jemi të kujdesshëm. Nuk e shfrytëzuam epërsinë numerike në pjesën e dytë, madje edhe pranuam edhe gol. Mendoj se do ta përmbysim rezultatin në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’. Do të punojmë shumë për ndeshjen kthyese”, ka thënë Batatina.

Ndeshja e kthimit luhet pas një javë. /F.BYTYQI/