Leipzig e Atalanta luajnë baraz në takimin e parë
BKT
Sport

Leipzig e Atalanta luajnë baraz në takimin e parë

Leipzig dhe Atalanta janë ndarë me barazim në takimin e parë çerekfinalist të Ligës së Evropës.

Ndeshja në Gjermani ka përfunduar 1-1.

Luis Muriel kaloi në epërsi Atalantan në minutën e 17-të. Zappacosta shënoi autogol në minutën e 58, duke sjellë edhe barazimin e vendasve. 

Klubet takohen sërish për ndeshjen e kthimit pas një jave në Itali.