Deputetët e Zvicrës kërkojnë nga presidenti Cassis pranimin e Kosovës në KE
Pas vizitës së Grupit të Miqësisë Kosovë-Zvicër në Kuvendin e Kosovës, kryesuar nga deputetja Jeta Statovci, kryetare e grupit të miqësisë me Zvicrën në Kuvendin e Kosovës, është njoftuar se 14 deputetë të Zvicrës i kanë dërguar letër presidentit zviceran Cassis për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
"Zvicra ishte ndër shtetet e para që e ka njohur publikisht pavarësinë e Kosovës, dhe Zvicra është anëtare e vlefshme e Këshillit të Evropës që nga viti 1963. Më 29 mars, grupi i miqësisë Zvicër-Kosovë kishte mundësinë të diskutonte çështjen me grupin simotër nga Kosova. Të gjitha palët, si në Qeveri ashtu edhe opozitë, qartë shprehën dëshirën që Zvicra ta përkrahë Kosovën të pranohet”, kanë thënë në letër 14 deputetët nënshkrues zviceran.
Të njëjtit i kanë kërkuar presidentit zviceran që të marrë parasysh kërkesën e tyre dhe të ofrojë përkrahjen për Kosovën, duke qenë të bindur se është koha e duhur që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës.
Deputetët e Zvicrës i dërgojnë letër presidentit Cassis për pranimin e Kosovës në KE. /RTK























