Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës
BKT
Lajme

Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës

RTKlive

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Në rend ditë janë: Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-26 për tokën bujqësore, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-120 për Ushqim dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura.

Po ashtu në këtë mbledhje në rend ditë është edhe pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt dhe 16 mars 2022: Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 15 mars 2022: Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve.

Në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për përgatitjet për Seancë plenare të re të radhës e ku në rend dite janë shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-130 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-042 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-249 për sigurimin shëndetësor, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-043 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-125 për shëndetësi, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-109 për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-190 për produkte dhe pajisje medicinale, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-048 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-78 për shëndetësi publike, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale dhe debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.


MË SHUME NGA Lajme