Juve, Liverpool dhe Real Madrid në garë për Gnabry-n
BKT
Sport

Juve, Liverpool dhe Real Madrid në garë për Gnabry-n

Klubet e mëdha evropiane raportohet se janë të interesuara për sulmuesin e Bayern Munich, Serge Gnabry.

Gnabry sipas medieve gjermane, ka ndarë mendjen që në fund të këtij sezoni, të largohet nga ‘Alianz Arena’.

Liverpool dhe Real Madrid prej kohësh janë duke e monitoruar situatën e lojtarit, por kësaj garë tashmë i ka hyrë edhe gjiganti italian, Juventusi.

Juve, Liverpool dhe Real Madrid thuhet se do të zhvillojnë garë të ashpër për transferimin e sulmuesit gjerman.

Siç raportohet, të tri klubet në fjalë shumë shpejtë pritet të nisin negociatat me agjentin e lojtarit. /F.BYTYQI/