Bjellorusia publikon listën e vendeve jo mike, mes tyre Shqipëria
BKT
Shqipëri

Bjellorusia publikon listën e vendeve jo mike, mes tyre Shqipëria

Shtetet anëtare në Bashkimin Europian dhe 12 vende të tjera, mes tyre dhe Shqipëria cilësohen si vende jo mike të Bjellorusisë, në vendimin e fundit të qeverisë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave është publikuar në Portalin Kombëtar të Qeverisë.

Përveç vendeve të BE-së, kjo listë përfshin SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Australinë, Kanadanë, Norvegjinë, Zelandën e Re, Shqipërinë, Islandën, Maqedoninë e Veriut, Lihtenshtajnin, Malin e Zi dhe Zvicrën.


MË SHUME NGA Shqipëri