26 raste të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë informon se, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 818 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 169 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.443 doza të vaksinës”, njofton MSH.
Deri më sot 820.972 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 100.506 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 818 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.000, kurse numri i rasteve aktive gjithsejtë është 544./N.M.























