Mbretëria e Bashkuar mbështet sistemin e drejtësisë në Shqipëri
BKT
Lajme

Mbretëria e Bashkuar mbështet sistemin e drejtësisë në Shqipëri

Ministri i Shtetit i Mbretërisë së Bashkuar, Michael Ellis MP, përfundoi vizitën në Shqipëri, ku u takua me drejtues të institucioneve qeveritare, të zgjedhjeve dhe të drejtësisë, si dhe me përfaqësues të medies dhe shoqërisë civile.

Ministri Ellis konfirmoi vullnetin e Mbretërisë së Bashkuar për të zgjeruar më tej bashkëpunimin dypalësh për lidhjet parlamentare, demokracinë dhe lirinë e shtypit.

Ai inkurajoi deputetët shqiptarë që të fokusohen te guximi dhe integriteti, si dhe të kërkojnë më shumë transparencë dhe llogaridhënie nga të gjitha institucionet qeveritare.

Në një takim me krerët e sistemit të drejtësisë, ai inkurajoi përpjekjet për të përmirësuar shtetin e së drejtës si pjesë thelbësore e zgjidhjes së një game të gjerë problemesh shoqërore në Shqipëri.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të mbështesë fuqizimin e sistemit të drejtësisë dhe integritetin e medieve. Faktorë thelbësorë pasi mund të sjellin ndryshime të shumta pozitive për shoqërinë shqiptare.


MË SHUME NGA Lajme