Plagët e luftës, rrëfimet e të mbijetuarve të dhunës seksuale
BKT
Lajme

Plagët e luftës, rrëfimet e të mbijetuarve të dhunës seksuale

Emisioni “Udhëve” në RTK në edicionin e ri ka sjellë 4 intervista të realizuara me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

E të flasësh për një përjetim kaq të tmerrshëm asnjëherë nuk ka qenë e lehtë, por, të përballesh i vetëm është edhe më e vështirë. Në rrëfim të parë kemi rrëfimin e një burri, që në kohën kur i ndodhi krimi ishte vetëm 14 vjeç. Si ra ai në dorë të kriminelëve dhe si arriti të shpëtojë këtë e ka rrëfyer në RTK. Po ashtu rrëfimin e saj e ka edhe gruaja, e cila në kohën e luftës ishte 17-vjeçare dhe shtatëzënë në muajin e 4-të. Ajo ra në duar të kriminelëve dhe u mbajt në një dhomë bashkë me vajzat e tjera. Ato përdhunoheshin sistematikisht dhe kjo zonjë mrekullisht shpëtoi. Por, sfidat e saj nuk kanë përfunduar me përfundimin e luftës. Jeta e saj ishte e rëndë dhe u detyrua të durojë akuzat e burrit të saj vetëm të ishte afër fëmijëve. Por, bashkëshorti martohet sërish dhe e detyron atë të largohet nga shtëpia. Se si rrodhi jeta e saj tutje ajo e shpjegon në rrëfim. Viktima e tretë është një zonjë tjetër, e cila atëherë vetëm 14 vjeçare, duke mos pasur as idenë më të vogël se mund t’i ndodhte diçka e tillë. Duke besuar që lufta po zhvillohej vetëm me të rritur kishte guxuar të shkonte e vetme për t’u furnizuar me ushqime për familjen e saj. Gjatë kohës sa ajo po merrte ushqimet në një market bie në dorë të ushtarëve serbë të cilët edhe e përdhunojnë. Shenjat në trupin e saj edhe sot ekzistojnë por pavarësisht kësaj asaj i është refuzuar statusi i viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës. Ajo përveç dhimbjes që përjeton çdo ditë për shkak të asaj që nuk flet me askend përveç qendrës ku merr trajtim, dhimbja i është shumëfishuar kur ka marrë përgjigje negative nga shteti për t’ia njohur të drejtën e asaj që ajo ka përjetuar. Në rrëfim të fundit është viktimë një burrë, i cili në kohën e luftës ishte vetëm 15 vjeçar. Ky zotëri që sot ka familje, ishte ndaluar nga policia dhe ushtria serbe tek pishat e Sllatinës. Tashmë ky zotëri nuk jeton në Kosovë, por është shumë i zhgënjyer në organet e drejtësisë të cilët kishin dërguar personat për ta intervistuar rreth rastit të tij në vendin ku ai jeton sot. Më poshtë mund t’i ndiqni rrëfimet tronditëse të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë:


MË SHUME NGA Lajme