Simitçiu flet pas fitores ndaj Bullgarisë
BKT
Sport

Simitçiu flet pas fitores ndaj Bullgarisë

Përzgjedhësi i Kosovës në futsall, Arben Simtçiu, ka folur pas fitores ndaj Bullgarisë, duke përgëzuar lojtarët për fitoren e arritur.

Kosova ka shënuar fitore ndaj Bullgarisë me rezultat 2-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botërorin 2024.

“Jam shumë i lumtur përfitoren e sotme sepse këtë e kemi pritur kohë të gjatë. Kjo është fitorja e parë në kualifikimet për Botëror. I uroj djemtë sepse kanë qenë faktorët kryesor për fitoren e sotme. Ata i kanë përmbushur detyrat taktike që i kanë pasur nga unë deri në fund për çka i përgëzoj . Gjithashtu këtë fitore duam t’ia dedikojmë presidentit Ademi për mandatin e ri, por edhe tifozëve tanë dhe tërë Kosovës”, ka theksuar pas ndeshjes përzgjedhësi Arben Simtçiu.