Nga hapja e partisë te ndryshimet në statut, PS mbledh sot Kongresin
Partia Socialiste mbledh sot Kongresin, krejt ndryshe nga formati tradicional që është ndjekur prej vitesh.
|
Pjesa e parë e Kongresit do të nisë në orën 9:30, ku do të jenë 5 panele që do të zgjasin rreth dy orë dhe do të shtrihen në disa sheshe kryesore të Tiranës Përfaqësues të PS-së do të zhvillojnë takime me anëtarë e qytetarë mbi problematikat aktuale, Pjesë e tryezave përkatëse do të jenë edhe ministrat sipas fushave. Ndërsa më pas në orën 12:00, nis faza e dytë e punimeve, e cila do të hapet nga sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri, për të vijuar me rezultatet e Këshillimit kombëtar të paraqitura nga Elisa Spiropali, ndërsa një pjesë të rëndësishme do të marrin edhe propozimet për ndryshimet në statutin e PS-së. Kongresi pritet që të vendosë ndërprerjen e mandatit për krerët aktualë të PS në degët e rretheve, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja, që do të mbahen në javët e para të majit. Fjala e Ramës është parashikuar të jetë rreth mesditës, ndërsa ministra dhe deputetë të ndryshëm janë përzgjedhur për të bërë analizën e punës së mazhorancës në këtë mandat të tretë. Agjenda e Punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste: Kongresi i Partisë Socialiste nis punimet e tij në orën 9.30. Në pjesën e parë do të jenë 5 panele që do të zgjasin nga ora 9.30-11.30: -Rinia, Inovacioni, Fëmijet Vendi: Kollonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza -Rajoni, Europa, Siguria Vendi: Holli i Pallatit të Kongreseve -Bujqësia dhe Siguria Ushqimore Vendi: Sheshi Nënë Tereza -Energjia, Mobiliteti, Mjedisi Vendi: Sheshi Italia -Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale Location: Hapesira para hyrjes së Pallatit të Kongreseve Pjesa e dytë nis në 12:00 – HAPJA E PUNIMEVE me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, mbi pjesën organizative dhe politike të PS KËSHILLIMI KOMBËTAR – Paraqitje e rezultateve të procesit dhe objektivat. Elisa Spiropali. ANGAZHIMI NË POLITIKË – Hapja dhe fuqizimi i Partisë Socialiste. Ditmir Bushati. PËRFAQËSIMI i qytetarëve dhe PËRGJEGJËSITË e mazhorancës. Taulant Balla. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z. Edi RAMA. B)Sesioni i punimeve formale -Çelja e pjesës organizative. STATUTI – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së. Blendi Klosi. DIGJITALIZIMI – Prezantim i platformës së re digjitale. Etjen Xhafaj DISKUTIME – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit. MBYLLJA E PUNIMEVE TË KONGRESIT |























