Klubi i madh i Premier League-s në bisedime me Hazard-in
Klubi anglez, Arsenal raportohet se është në bisedime me Eden Hazardin e Real Madridit.
Reprezentuesi belg sipas të gjitha gjasave, gjatë kësaj verë, do të largohet nga Madridi pasi nuk ka arritur të tregoj më të mirën e tij në fanellën e skuadrës ‘merenguese’.
Mediet britanike të shtunën shkruajnë se ‘Topçinjtë’ janë në negociatat me ish-yllin e Chelseat për ta rikthyer atë sërish në Premier League.
Klubi nga ‘Emiratës’ thuhet se do të provojë që ta marrë belgun në formë huazimi për një vit, e më pas të blejnë kartonin e plotë të lojtarit.
Siç raportohet, Arsenali tashmë është duke u përgatitur që të nis negociatat me Real Madridin për transferimin e Hazard në skuadrën e Mikel Artetës.
Ndryshe, Hazard kërkohet edhe nga klubi i madh gjerman, Borussia Dortmund. /F.BYTYQI/























